Informacione ne gjuhen Shqipe 

Edukim

Unë themelova shoqatën Emine për të ndihmuar adoleshentët që vuajnë nga çrregullimet e sjelljës , çrregullimet psikologjike, çrregullimet e personalitetit ,gjatë zhvillimit të identitetit, problemet që paraqiten gjatë kësaj periudhe të cilat shkaktohen nga faktorë të jashtëm si feja , kultura, traditat. Ofertat tona varijojnë nga informacionet ligjore këshillat shëndetësore per parandalimin e sëmundjeve psikologjike ,siç janë: depresioni, ankthi, paranoja, etj. Këshillat psikoterapeutike ,trajnine dhe këshilla për karrierë (trajnimi i aplikacioneve, dhe në fushën e dhënjes së aftësive themelore të ECDL BASE, Standart dhe Advance). Ofrojmë gjithashtu kurse të integrimit dhe kurse të gjuhës gjermane (shkrim, lexim A1-A2 ,B1-B2, C1-C2). Nga këto oferta që ne ua ofrojm ,mundësojmë shumë njerzëve në Austri të bëjnë jetën e tyre të ndriçuar dhe të vetaktualizuar. Njerzëit i udhëzojmë dhe u ndihmojmë që të jenë në gjendje të gjejnë rrugën e tyre në mënyr të pavarur për të jetuar pëditshmërin e tyre. Ne forcojmë vetëbesimin e atyre njerëzve që gjatë jetës së tyre të rrënd e kanë humbur vetëbesimin. Ne punojmë rreth të drejtave të fëmijëve dhe grave dhe kërkojmë që të kenë sa më shumë të drejta që ua kanë mohuar dhe qëndrojmë për ta këtu çdo ditë. Ne kemi për qëllim që organizata jonë të posedoj banesa duke bashkpunuar me instutucione, organizata tjera për njerëzit me problematika të mëdha që dhunohen seksualisht, emocionalisht dhe fizikisht dhe të cilët nuk mund të jetojnë më në atë mjedis.

 

Integrimi dhe Jeta

Ne jemi ndërfaqja që i ka vendosur vetes detyrën e mbështetjes së njerëzve të interesuar nga vendet e treta në kërkimin e tyre të punës, p.sh në infermierinë. Situata jonë aktuale në repartet e pleqve dhe shtëpitë e pleqve është e pasigurt. Ne punojmë intensivisht me njerëz që janë të interesuar për punë në Austri, të cilët janë në mungesë dhe, natyrisht, plotësojnë të gjitha kërkesat për kënaqësinë e tyre të plotë. Ne gjithashtu mbështesim partnerët tanë në kërkimin e akomodimit dhe ofrojmë kurse të thelluara gjermane dhe integruese në shoqatë.

Ekipi i organizatës tonë përbëhet prej njerzëve të cilët janë përballur me po të njejtat konflike dhe probleme të lartëpërmendura, dhe janë të gatshëm që të japin kontributin e tyre me shumë dashuri dhe përkushtim për njerëzit që kanë po të njetat probleme. Ne punojmë profesionalisht në fusha të ndryshme: (jurdik, IT, pedagogji, psikoterapi, sociologji, sektor privat etj). Ne jemi të gatshëm dhe të vetëdijshëm për përgjegjsinë tonë që kemi mar përsipër. Ne me shkathtësi ndihmojmë për zgjedhjen e problemeve gjuhësore, natyrisht me aftësi tona gjuhësore që i kemi përsosur. Në veçanti gjuhët e migrantëve në Austri (gjuhë shqipe, turqisht, BKS, arabisht,etj). Në organizatën tonë, ekipi jonë posedon këto shkathtësi gjuhësore gjë që na jep një shkëmbim multikulturor mbrenda ekipit. Ne duam dhe pretendojmë që shoqëria civile austriake të rimendojë dhe mbi gjitha duam dhe do të kontribojm që njerzit në shoqëri të reflektojnë mbi sjelljen e tyre, veçanërisht sjelljen e tyre negative dhe të bëhen më të vetëdijshëm për pasojat që sjell në shoqëri, në familje, probleme intrapersonale, që mund të sjell kjo lloj sjellje.

Organizata jonë ka marë për detyrë të mbështes njerëzit nga vendet e treta që janë të interesuar dhe kërkojnë punë konkretisht në Austri p.sh në drejtimet e infermierisë për kujdesje të pleqëve dhe disa lëmi tjera. Ne punojmë intezivisht me këta njerëz që janë të interesuar për punë dhe natyrisht që gjithashtu i plotësojnë kushtet për këto lëmi. Gjithashtu mbështesim gjatë kërkimit për akomodimin e tyre nëpër banesa dhe ofrojmë kushte të thelluara gjuhës gjermane dhe kurse të integrimit.

 

Programi Arsimor 

Ne kemi përpiluar një program arsimor që është e përbër nga 7 pjesë: bazat e sistemit ligjor ,edukimi seksual, etika, vlerat dhe normat , sjellja dhe çrregullimet e personalitetit (bazuar në klasifikimin ICD) dhe ngacmimet seksuale në rjetet sociale dhe jashtë poashtu struktuart e jetës patriarkale. Më pas programi arsimor paraqitet te instutucioni arsimor nga baza e këtij planprogrami mund të marin këshilla individuale dhe kolektive në mënyr që të jenë në gjendje të gjejnë zgjedhje konfliktesh në klasa, komunitete etj, në mënyr të drejtë. Bashkpunimi me specialistët, petagogjikët të interesuar është shumë i rëndësishëm për ne. Qëllimi themelor i programit tonë arsimor është ti edukoj moshën e mitur, ky program nuk krijon ndonjë hapësir për teori konspirative, radikalizëm dhe mendime të tjeter negative. 

 

Vizion

Unë do të doja tu thoja të rinjëve se jo gjithmonë është e drejtë të veprohet ajo që thonë prindërit ose shoqëria dhe është më e mira për ta, ndonjëher është mirë dhe e drejtë të jesh ajo që ti dëshiron të jesh. Unë jam i mendimit se qëllimi i keq që mund të ketë një shoqëri mund të shkaktoj shqetsime serioze tek ne dhe në rethin shoqëror. Gjithashtu mendoj se kjo lloj e rethit shoqëror me qëllime të këtilla ka zanafillën në mungesën e arsimimit. Shumë njerëz ende nuk janë të vetëdijshëm se orientimi është një përbës identitetit dhe se drejtimi nuk është as çrregullim as sëmundje. Fatëkeqësisht ka raste që janë vet prindërit ata që shfrytëzojnë seksualisht fëmijët e tyre dhe u shkaktojnë dëme të mëdha psikologjike dhe fizike në jetën e tyre të mëtutjeshme. Këto situata ndodhin edhe në mënyr të pavetëdijshme nga ana e prindërve por edhe në mënyr të vetëdijshëm abuzojnë në këtë mënyr dhe fëmijët nuk janë në gjendje nga faktorët e jashtëm dhe të mbrendshëm të shprehen në publik, se po keqtrajtohen. Ne duam po këtyre njerëzve tu ndihmojmë që të mund të shprehen domethënë të jenë të njoftuar se ekziston një organizat e besueshme ku ata mund të vijnë të kërkojnë ndihmë edhe në mënyr anonime dhe të rëfejnë gjith historin e tyre pa ndrojtje. Dhe dua t’ua bëj me dije se organizata jonë është e gatëshme në çdo kohë për këta njerëz dhe do i mbështes deri në fund.

Nëse keni ndonjë pyetje, ose kërkoni më shumë informata rreth organizatës tonë dhe obejktivat e saj, gjithmonë mund ta kontaktoni shoqatën ose mua personalisht. Nëse ju kemi zgjuar interesin, do të ishim shumë të kënaqur dhe mirënjohës të ju takonim personalisht.


Me respekt 
Armend Tairi dhe ekipi 

Logo

© 2021 Tairi Armend Julien, Alle Rechte vorbehalten. Theme and Website: IONOS

Wir übernehmen keine Haftung für Inhalte Website Dritter